Eksporti i mbetjeve të rrezikshme, Mehmeti: Ligji është i mirë, por pa zbatim mbetet në letër (VIDEO)

Eksporti i mbetjeve të rrezikshme, Mehmeti: Ligji është i mirë, por pa zbatim mbetet në letër (VIDEO)

Eksperti i mjedisit, Ahmet Mehmeti, e cilëson si një hap përpara nismën e qeverisë për vendosjen e procedurave të reja mbi eksportin e mbetjeve të rrezikshme, por thekson se sfida kryesore mbetet zbatimi i ligjit.

 

Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në MCN TV, Mehmeti u shpreh se Shqipëria është përballur prej kohësh me problematika serioze në menaxhimin e këtyre mbetjeve, ndërsa shtoi se iniciativa e re mund të sjellë përmirësime të rëndësishme nëse shoqërohet me masa konkrete.

 

Ky është një lajm i ri dhe një hap përpara për të normalizuar një problem që ka qenë gangrenë për Shqipërinë. Ne si shoqëri civile e kemi ndjekur vazhdimisht këtë çështje, pasi mungojnë kushtet për t’i bërë këto mbetje të sigurta për mjedisin. 

 

Projektligji është i mirë dhe mund të hapë një perspektivë pozitive për mbrojtjen e mjedisit, por problemi ynë nuk është mungesa e ligjeve, por zbatimi i tyre. Që ky ligj të bëhet realitet, kërkohen akte nënligjore dhe masa konkrete. 

 

Me mbetjet e rrezikshme nuk bëhet shaka, ato janë të dëmshme për jetën e njerëzve, bimësinë dhe mjedisin, ndaj duhet garantuar që të transportohen dhe trajtohen pa lënë pasoja.

 

Ai shtoi se përfshirja e industrive të rënda në këtë projektligj është një hap i rëndësishëm, por pa mekanizma të fortë zbatimi, rreziku mbetet i lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy