Sipas Daily Mail një i porsalindur ditën e diel në Wuhan të Kinës, u diagnostikua 30 orë më vonë me koronavirus, pasi nëna e tij gjithashtu ishte e prekur nga virusi vdekjeprurës.
Mjekët janë duke monitoruar gjendjen e bebes. Lajmi u bë i njohur pasi ekspertët dolën në përfundimin që virusi mund të përhapet nga feçja. Gjinia e foshnjës së infektuar nuk është bërë publike.
Pas diagnostikimit, foshnja është transferuar në spitalin e fëmijëve në Wuhan, i cili është përshtatur për të kuruar të gjithë fëmijët e infektuar.
Gjendja e foshnjës tre-ditëshe është e qëndrueshme dhe po monitorohet nga afër, njoftoi spitali përmes një postimi në faqen zyrtare në mediat sociale.
"Kjo na kujton t'i kushtojmë vëmendje një rruge potenciale të re transmetimi të Coronavirusit, transmetimit vertikal nga nënat tek foshnjat", tha Dr Zeng Lingkong, mjeku kryesor nga Departamenti i Spitalit të Mjekësisë Neonatal.



