"Çështja Benalla", deputetët francezë kritikojnë ministrin për dhunën e truprojës së Macron, presidenti urdhëron riorganizim të stafit

"Çështja Benalla", deputetët francezë kritikojnë ministrin për dhunën e truprojës së Macron, presidenti urdhëron riorganizim të stafit

Ministri i Brendshëm francez ka qenë në qendër të kritikave nga deputetët e opozitës në Francë për trajtimin që i bëri një skandali policor në të cilin ishte i përfshirë ndihmësi i presidentit Macron, pasi filmuar duke sulmuar një demonstrues më 1 maj.

Gérard Collomb tha se e pa këtë video më datën 2 maj dhe nuk i raportoi prokurorëve sepse kjo ishte çështje për stafin e Presidentit Emmanuel Macron.

Macron shkarkoi ndihmësit, Alexandre Benalla, të premten, por deputetët duan të dinë pse ai nuk veproi më shpejt.

Collomb tha se sjellja e dhunshme e Alexandre Benalla ishte e papranueshme, por praninë e zyrtarit të sigurisë së Élysée në demonstrata si një vëzhgues ishte legjitim. Megjithatë, ai pranoi se nuk kishte asnjë ide se si Benalla kishte marrë një armë dhe një radio të policisë gjatë protestës.

Një person i dytë i punësuar nga partia e Macron, "La République en Marche", Vincent Crase, u padit gjithashtu për dhunën kundër demonstruesve. Tre oficerë të lartë të policisë janë nën hetim për transmetimin e videove të dyshuara të sulmeve të Benalla.

Asambleja kombëtare shtyu një debat mbi reformat kushtetuese për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të hënën mbi atë që është bërë e njohur si "çështja Benalla", me deputetët e opozitës duke akuzuar presidentin dhe qeverinë për një mbulim të ngjarjes, shkruan "The Guardian".

Collomb u tha deputetëve: "Dënoj në termat më të forta veprimet e Benalla."

Ai tha se stafi i tij e kishte informuar administratën e Macron rreth incidentit dhe "u ishte dhënë përgjigja. Unë nuk e kam ndjekur këtë çështje më tej."

Përveç hetimit të deputetëve, trupi disiplinor i policisë, IGPN, gjithashtu po heton sulmin.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, urdhëroi ndryshime në staf, pas shfaqjes së një videoje që tregonte ndihmësin e tij tani i shkarkuar duke rrahur një protestues.

I përballur me presion në rritje, Macron mblodhi të dielën disa ministra për të diskutuar çështjen.

Një zyrtar tha se Macron e ka përshkruar incidentin si të papranueshëm dhe se ka premtuar se nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.

Zyrtari i lartë presidencial, Alexis Kohler, do të mbikëqyrë riorganizimin e zyrës së Macronit për të parandaluar përsëritjen e incidentit, thanë zyrtarët, raporton BBC.

Videoja u postua në mediat sociale në maj, por rasti u bë vetëm një skandal politik pasi gazeta Le Monde zbuloi më 18 korrik se sulmuesi ishte Benalla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy