Arritja e një sigurie ekonomike është një ndër arsyet kryesore që shtyn shqiptarët të largohen drejt vendeve evropiane.
Zhvillimi ekonomik është një ndër objektivat kryesorë, që qëndron në themel të raporteve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Por ku qëndron sot Shqipëria përsa i përket zhvillimit ekonomik, sa afër standardeve evropiane është në këtë drejtim dhe ç’peshë zënë në ekonominë shqiptare biznesi i vogël dhe i mesëm?



