Gazetari Mariglen Kume në një raportim për Mcn Live bëri me dije se opozita do të jetë e fokusuar gjatë seancës së sotme të Parlamentit te diskutimet për Kodin e ri Penal dhe për dekriminalizimin e shpifjes.
Sot pritet të mbahet një seancë e gjatë dhe e mbushur me debate, ndërkohë që në total janë 22 pika për t’u diskutuar.
“Pritet të jetë një ditë e gjatë në seancë, për shkak se ka 22 pika për t’u diskutuar në këtë seancë parlamentare. Opozita ka marrë udhëzime që fokusin e fjalimeve të jenë të orientuara të Kodi Penal dhe dekriminalizimi i shpifjes, që nga organizatat e medias u kërkua që të dekriminalizohej plotësisht. Mazhoranca ka zgjedhur një mënyrë hibrdie, që i le hapësirë interpretimi, duke mos e dekriminalizuar plotësisht. Pritet të ketë debate në Parlament. Ka një udhëzim që opozita të tregohet e kujdesshme që të mos i lënë shkas mazhorancës që ta mbyll seancën para kohe. Nuk ka asnjë skenar deri më tani për një ngujim, ose protestë në seancë”.



