Komisioni i Ligjeve miraton aktet për rikthimin e normalitetit në gjykata në kushtet e pandemisë

Komisioni i Ligjeve miraton aktet për rikthimin e normalitetit në gjykata në kushtet e pandemisë

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dy aktet normative të propozuara nga Ministria e Drejtësisë për të kthyer normalitetin në gjykata, nën zbatimin rigoroz të normave të sigurisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke prezantuar aktet normative nr 21 dhe nr 22, ka bërë të ditur se në thelb të tyre është kthimi në normalitet i punës në gjykata, në respekt të masave specifike për parandalimin e përhapjes së COVID-19, masa që u ngarkohet gjykatave të marrin.

“Dy akte kanë ardhur si propozim i Qeverisë për të shkak të gjendjes së pazakontë që kemi kaluar për shkak të pandemisë COVID-19. Falë masave të menjëhershëm që janë marrë është ulur në maksimum rreziku i përhapjes së COVID-19. Aktet normative u miratuan nga Këshilli i Ministrave dhe vendosin theksin tek masat organizative specifike për të shmangur grumbullimet ne ambientet e gjykatave dhe sallave gjyqësore. Përmes këtyre akteve, tashmë është detyrë e institucioneve të nxjerrin rregulla të posaçme për mbarëvajtjen e punës në sallat gjyqësore, duke respektuar masat e sigurisë”,- tha Gjonaj.

“Gjithashtu, në këtë akt normativ saktësohet, se jo më vonë se pesë ditë të miratohen masat specifike po ashtu dhe rillogaritja e afateve gjyqësore.  Këto janë dy aktet që sjellin në situatën e mëparshme të institucionet e gjykatës e prokurorisë me qëllim që të ketë një zhvillim normal të proceseve gjyqësore”,- tha Gjonaj.

Në fund të diskutimeve, Komisioni Ligjeve miratoi dy Akte Normative, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19” dhe “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentit gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy