Çmimi i banesave/ Meçe: Duhet të vendoset në bazë të të ardhurave, ndërtimi sektori më formal në Shqipëri (VIDEO)

Çmimi i banesave/ Meçe: Duhet të vendoset në bazë të të ardhurave, ndërtimi sektori më formal në Shqipëri (VIDEO)

Inxhinieri i ndërtimit, Arben Meçe në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me cmimin e lartë të banesave në vendin tonë, ku një raport i fundit na rendit të tretët në Evropë.

Ai tha se në Shqipëri asnjë nënpunës nuk mund të blejë dot një banesë me rrogën nëse nuk i drejtohet bankave për kredi. Sipas tij, çmimi duhet të vendoset në bazë të të ardhurave, pasi Shqipëria gjithmonë ka qenë e fundit në Evropë në raport me të ardhurat.

E rëndësishme është që ne të dallojmë se si ka ecur politika e çmimeve në Shqipëri, po them në 25 vitet e fundit pas viteve ‘98 kur ka filluar dhe shpërthimi i ndërtimeve të reja. Raporti thotë në raport me të ardhurat dhe jo çmimi, kjo është shumë e rëndësishme sepse nëse vijmë në logjikën nëse një nëpunës mesatar të blejë me rrogë një banesë asnjëri se blen dot, të gjithë i drejtohen bankave. Në Shqipëri asnjë nënpunës nuk blen shtëpi dhe kjo jo vetëm tek ne por në asnjë vend tjetër. Raporti i çmimit me të ardhurat në Shqipëri na çon në pozicione kritike sepse jemi vendi me të ardhurat më të ulëta në Evropë, çka do të thotë se çmimi s’ka arritur akoma në vlera të tregut evropian për tu krahasuar. Por për kushtet shqiptare kur vjen puna te çmimi i mallrave të tjera përsh nafta, çmimi i saj është më i larti në Evropë. Çmimin e naftës e krahasojmë me Evropën, ndërsa çmimin e banesave e krahasojmë me të ardhurat, pra duhet një kronologji kohore për të

Më tej Meçe deklaroi se aktualisht jemi në një ekonomi të lirë ku çmimin e vendos tregu, ndërsa shtoi se aktualisht sektori i ndërtimit mund të konsiderohet si më formali në Shqipëri.

Duhet të kuptojmë se jemi në një ekonomi të lirë ku çmimi vendoset nga tregu. Ka abuzime të jashtëzakonshme për një procedurë informale në ndërtim, por mund të them se sektori më formal në Shqipëri është ndërtimi. Sektori formal të nxjerr zbuluar. Vijmë te çmimi i cili nuk është e vërtetë se kemi një çmim 3500 euro. Tregu i Tiranës, dhe ndërtimet e bëra këtë vit janë të barabarta lejet e ndërtimit të 2021 me atë të 2006. Çmimi është e vërtetë se në 2-3 vitet e fundit është vendosur taksë që shkon në 11% dhe kjo është tavan, dyfishimi kostos që vete 20% e kostos vetëm taksë. 45% e kostos është taksa që vë ish-pronari. Enti kombëtar i banesave e ka koston 300 euro dhe realisht kostoja e ndërtimit sot në Shqipëri pa u futur në vitet e fundit ku çmimet janë rritur në 50% është 400-500 euro metri katror. Ne atë që ja jep ndërtuesi pronarit nuk e quajmë, por kjo është kosto.

Meçe tha se 20% e kostos e merr bashkia dhe kjo ka një raport mes taksës dhe çmimit, pra bashkia ka tejkaluar çdolloj norme taksimi në ndërtim.

Këtu politika absolutisht duhet të mbajë përgjegjësi për taksat e ngritura të bërë nga bashkia e cila ka kaluar çdolloj norme. Nuk ka që taska e bërë nga pushteti lokal të jetë e barabartë me tvsh që bën shteti. Vitet e fundit shihet se sektori i imobilarit me qira është rritur dhe kjo ka bërë që shumë investime të realizohen në sektorin e ndërtimit jo si jetësore por për investim që do të thotë blejnë një shtëpi të dytë dhe e japin me qira. I gjithë debati që bëhet është siguria, një fond shumë i madh i ndërtesave kanë dalë jashtë tregut dhe dalja jashtë tregut e këtij sektori është bërë që investitorët e rinj kanë shkuar drejt ndërtesave të reja. Një fond kaq i madh ndërtimesh i nxori jashtë tregut, pra një qytetar që kërkon të blejë një banesë sot i drejtohet ndërtimeve të reja.

Sa i përket cilësisë, Meçe deklaroi se tërmeti i rënë në Durrës tregoi se ndërtimet e reja nuk u shkatërruan.

Tërmeti që ra në Shqipëri nxori disa të vërteta që s’kishte të bënte fare me korrupsion e 30 viteve sepse ndërtesat e bëra në vitet e demokracisë ishin shumë të pakta ato që pësuan shkatërrime. Mësimi i parë që u mësua është se skema e projektimit nga projektuesit tanë ka arritur të përballojë tërmetin e fortë në Durrës. Përmasat e goditjes në Durrës ishin deri gati afër me atë të Turqisë, megjithatë ndërtimet e reja nuk u shkatërruan, patën vetëm dëmtime. Pra shkatërrimet kanë të bëjnë me teknologjinë dhe jo me korrupsionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy