Fizioterapisti Ervin Kapaj në një rrëfim për jetën: Aksidenti i vëllait, shkak për zgjedhjen e profesionit

Fizioterapisti Ervin Kapaj në një rrëfim për jetën: Aksidenti i vëllait, shkak për zgjedhjen e profesionit

Ervin Kapaj fizioterapisti i njohur i ftuar në Zgjohu me MCN ka rrëfyer për jetën e tij duke u shprehur se këtë degë e ka zgjedhur për të një aksidenti të vëllait të tij.

Ai ka treguar se ka studiuar fizioterapi në Itali ku ka nisur dhe të punojë por që më pas vendosi të kthehet në atdhe ku e ka ushtruar profesionin me shumë futbollistë të kampionatit shqiptar.

Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe i lodhshëm. Ka nisur para 20 vitesh rastësisht, në Shqipëri akoma nuk kishte filluar kjo degë fizioterapia.

Zgjedhja e saj ka ndodhur sepse vëllai pësoi një aksident dhe në Shqipëri, ishte vështirë të mbijetonte dhe familja e dërgoi në Itali ato vite, ai shpëtoi por ngeli i paralizuar dhe duke qenë akoma fëmijë dëgjoja që bënte fizioterapi në Itali dhe duke dëgjuar kaq shumë për këtë degë u fiksova dhe aplikova të shkoja në Itali për ta studiuar sepse në Shqipëri mendoja vetëm atë që ne e quanim masazh.

Impakti i parë ka qenë që se dija fare se çfarë do bëja. Kur nisa studimet e para nisa që në vitin e parë me praktikë. Nga student shkova afër Torinos në një qendër rehabilitimi por dëshira për të nisur punë dhe rroga e lartë më tundonte. Por vetëm 3 muaj kam qëndruar se flija dhe punoja në spital.

Ne këtu në Shqipëri e bëjmë gjithçka të zezë. Shumë pacientë i kam trajtuar dhe falas. Që javën e parë që nisa punën në Shqipëri kam trajtuar njerëzit që njihja pa pagesë dhe kam qenë gjithë kohës plot. Vetëm një javë mu desh dhe puna mori rrugën e vetë. Pastaj nisa me futbollistët dhe më bënë staf mjekësor me ekipin e Flamurtarit, ku më pas kam  kaluar me shumë ekipe të tjera duke ardhur në Tiranë. Dy fëmijët e mi janë ata që më përmbushin pas lodhjes që kaloj nga puna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy