Gjyqtari Sandër Beci zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtari Sandër Beci zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtari Sandër Beci do të jetë pjesë e Gjykatës së Lartë, i cili do të zërë vendin e ish-anëtarit Fatmir Hoxha.

Beci u zgjodh me 7 vota pro. Rezultati do i dërgohet Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Bazuar në nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar) dhe Rregullores “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi, sot, më datë 15 mars 2022, procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pasi u njoh me listën e kandidatëve të renditur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim të procesit të votimit, vendosi të shpall fitues me 7 (shtatë) vota pro, kandidatin Sandër Beci.Rezultati i votimit do t’i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy