107-vjeçarja mposht Covid-19

107-vjeçarja mposht Covid-19

Një e moshuar 107-vjeçare nga Minesota ka mundur të mposhtë koronavirusin pasi u infektua pak javë më parë. Kjo nuk është pandemia e parë që Dybing Tillie ka kaluar gjatë jetës së saj.

Kur ishte thuajse 5 vjeçe, pandemia e gripit në vitin 1918 goditi fermën e familjes së saj në Dakotën Veriore. “Njerëzit e mi u sëmurën dhe zunë shtratin. Unë vrapoja për te shtrati, ndërsa im at më thoshte: A nuk mund të gjesh një vend tjetër për të vrapuar”, tregon e moshuara për CNN.

Gjatë gjithë jetës së saj, Dybing pësoi humbje të tjera, përfshirë vdekjen e disa vëllezërve dhe motrave në foshnjëri dhe bashkëshortin e saj kur ishte në të tetëdhjetat.

Por nuk mbaron këtu, Tillie i ka mbijetuar edhe kancerit të mitrës që e pati në moshën 95 vjeç. Pasi doli fitimtare në pandeminë e dytë, e moshuara i tha CNN se nga Covid-19 pati vetëm lodhje. “Mushkëritë nuk iu prekën. Thanë që nuk kishte ethe. Ajo thjesht flinte gjithë kohën”, tha vajza e saj, Susan Berke.

Pasi e mposhti sëmundjen, Tillie u kthye në shtëpinë e kujdesit ku jeton prej vitesh, dhe u prit me gëzim nga banorët e tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy