
Vladimir Putin jo vetëm që po përpiqet të pushtojë Ukrainën, por ai me të vërtetë po përpiqet të fshijë kulturën dhe identitetin e popullit ukrainas.
Këtë deklaratë e ka bërë presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një fjalimi në Akademinë Detare të SHBA. Annapolis, Maryland.
Sulmon shkollat, kopshtet, spitalet, muzetë, për asnjë qëllim tjetër veçse për të eliminuar një kulturë.
Sulmet dhe bombardimet nga ana e Rusisë vijojnë në mënyrë të vazhdueshme në Ukrainë duke shkatërruar objekte dhe duke vrarë e plagosur njerëz.



