Banorët dhe bizneset që ndodhen pranë BKT, bankës ku ndodhi grabitja thonë se edhe gjatë natës edhe ditën nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë të dyshimtë. Një nga rojet e një pallti ngjitur me lokalin e nëndheshëm ku është çarë muri për të kaluar në ambientet e bankës deklaroi për TemA TV se gjatë kohës që ai ka qenë në punë gjatë natës, nuk ka dëgjuar as zhurmë dhe as që të ketë rënë alarmi.
Ndërkohë kët të hënë Banka ka qënë jashtë funksionit për shkak se grupi hetimor është duke u marrë me hetimin e çështjes. Burime nga hetimi dyshohet se për grabitjen kanë marrë pjesë më shumë se tre persona.
Për më shumë:
Administratori: E vërteta e lokalit të dhënë me qira
Zbulohet bombola e oksigjenit që është përdorur nga grabitësit
Alarmi i bankës ra dy ditë rresht në fundjavë



