Tre ditë më parë policia lajmëroi se një punëtor ra nga skela në afërsi të mbikalimit të Rinasit. Por në njoftimin e saj policia u kujdes të mos bënte publik emrin e biznesit dhe atë të punëtorit.
Ndërkohë që Policia e Shtetit mjaftohet me një frazë “në afërsi të mbikalimit të Rinasit”.
MCN ka mësuar se i ndjeri ka qenë duke punuar në ambientet e ‘Auto Star Albania’, kompanisë që ka në koncesion shitjen e makinave Mercedez Benz në Shqipëri, në pronësi të grupit Kastrati.



