
OSHEE njofton se paraditen e nesërme do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës. Bëhet me dije se do të ndërrohet rrjeti dhe prandaj parashikohet një remont në nënstacionet e Karbit dhe Ibës.
“Rruga e Dibrës”, ish-uzina Dinamo e Vjetër, Babrru, rruga ” Riza Cerova”, pjesërisht nuk do të kenë energji elektrike nga ora 09:00- 15:00. Po ashtu edhe zona pranë nënstacionit të Ibës s’do të ketë energji nga ora 09:00- 11:00.
Më pas nga ora 11:00-13:00 Krraba, Kllojka, Rozavera, Pashkasheshi e Fraveshi do të ngelen pa energji elektrike, kurse pas orës 13:00 nuk do të ketë në Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë, Krrabë, Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh.
Për shkak të remontit të parashikuar në NST e Karbit dhe NST Ibë ku po ndërrohet rrjeti nga 6 në 10 kV,, në datën 4 shkurt do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.



