Lideri i Shtetit Islamik është shfaqur në një video për herë të parë që prej vitit 2014, duke hedhur poshtë lajmet për vrasjen e tij.
Videoja e publikuar nga media e grupit terrorist e tregon Abu Bakr al-Baghdadin të ulur në një qoshe, pranë një automatiku, duke folur për xhihadin me ndjekësit e tij.
"Video e nxjerr në pah Bagdadin në një mjedis bisedë të rastësishme me disa të tjerë (fytyrat e të cilëve janë të paqarta)", thotë Rita Katz, drejtore ekzekutive e SITE Intelligence Group, kompania që gjurmon aktivitetet e grupeve terroriste në rrjet.
"Ai flet për luftën kundër 'kryqtarëve' dhe rreth betejave në Baghouz, përfundimi i luftës në Siri, etj., çka tregon se kjo intervistë është filmuar disi kohët e fundit".
Al Baghdadi është shfaqur në një video për herë të parë në vitin 2014, në xhaminë al-Nuri në Mosul, Irak, kur njoftoi krijimin e grupit të tij, Kalifati.
Thashethemet për vdekjen ose arrestimin e tij kanë qarkulluar që në atë kohë, por videoja është prova më e fundit se kreu i grupit është ende gjallë.
Në video, Al-Bagdadi i vlerëson shpërthimet e fundit të Pashkëve në Sri-Lanka, duke pretenduar se ishin një "hakmarrje" për betejat e humbura në Siri dhe lavdëroi militantët në Mali dhe Burkina Faso.



