Tajvan, 45 avionë dhe 6 anije ushtarake kineze zbulohen rreth ishullit

Tajvan, 45 avionë dhe 6 anije ushtarake kineze zbulohen rreth ishullit

Dyzet e pesë aeroplanë kinezë dhe gjashtë anije janë zbuluar rreth ishullit të Tajvanit.

Kështu deklaroi ministria e Mbrojtjes e Taipeit, më pak se një javë pas betimit të presidentit të ri të ishullit William Lai.

“Njëzet e gjashtë prej avionëve kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit”, shpjegoi ministria e Mbrojtjes, duke iu referuar linjës që ndan ishullin nga Kina.

Ky është numri më i lartë i avionëve ushtarakë kinezë të zbuluar rreth ishullit në një periudhë të vetme 24-orëshe këtë vit.

Përveç 45 avionëve, duke përfshirë disa dronë, gjashtë anije ushtarake kineze u identifikuan gjithashtu rreth ishullit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy