Nënkryetarët e rinj të bashkisë/ Ironizon Sefa: Do t’i propozojë me vullnet Veliaj. Rama ka marrë nga një për çdo parti!

Nënkryetarët e rinj të bashkisë/ Ironizon Sefa: Do t’i propozojë me vullnet Veliaj. Rama ka marrë nga një për çdo parti!

Emrat e rinj që do të marrin postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës pritet të jenë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero. 

Duke komentuar këto zhvillime, avokati Indrit Sefa tha në Mcn Live se kryeministri Rama ka marrë një nënkryetar për çdo parti politike. 

Sefa thotë se shkresa për nënkryetarët e rinj do t’i shkojë në qeli Erion Veliajt, ndërsa ironizoi se kryebashkiaku "me vullnet të plotë do t’i propozojë këta emra". 

Paska marrë një nënkryetar për çdo parti, kështu që mirë është. PS-PD-LSI. Është një kandidat që kaloi nga PD-ja, u bë kandidat për deputet Blendi Sula. Ilir Mengra historikisht që kur ka pas qarkullimin rrugor, e ka pas LSI në mos gaboj. Ka një koloracion shumë të bukur politik, dhe Rama është kujdesur si të përfaqësojë gjithë spektrin politik. Veliaj s’po drejton më qelinë e vet, jo më të drejtojë bashkinë. Nga ana ligjore duhet t’i propozojë z.Veliaj dhe më pas të emërohen. Unë besoj se shkresa do t’i shkojë në qeli z.Veliaj dhe me vullnet të plotë do t’i propozojë këta emra. Këtu e kupton kush e drejton bashkinë”.

Duke folur për fraksionin e ri hetimor në lidhje me kryebashkiakun Erion Veliaj, Sefa tha:

Ka rezultuar që ka vepra penale të tjera që s’janë regjistruar në këtë procedim penal. Për nevojat e SPAK-ut për veprime të tjera, ka bërë ndarjen e procedimeve. Në procedimin që është komunikuar akuza z.Veliaj është marrë një pjesë e akuzave të ngritura dhe fakteve penale. Në këtë tjetrin rezutlojnë fakte të tjera penale, që kanë nevojë për hetime shtesë. SPAK-u në traditën e tij bën veçimin e dosjes dhe regjistrimin me numër të ri procedimi, dhe vazhdon hetime të pavarura nga dosja. Rëndohet z.Veliaj, mund të rëndohen edhe persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me të”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy