Zjarr në një ndërtesë në Japoni, humbin jetën 27 persona

Zjarr në një ndërtesë në Japoni, humbin jetën 27 persona

27 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një ndërtesë në qytetin japonez të Oskana-s.

Policia po e heton rastin si një zjarrvënie të qëllimshme ndërsa besohet se bëhet fjalë për një burrë ende të paidentifikuar.

Sipas raportimeve, 27 viktimat pësuan arrest kardiopulmonar, term ky që media japoneze përdor përpara se vdekja të konfirmohet nga një mjek. Ndërsa i lënduar ka mbetur vetëm një person. Pamjet në media tregonin një numër të madh zjarrfikësish që punonin jashtë dhe brenda ndërtesës tetëkatëshe pas shuarjes së zjarrit.

Ndërtesa e djegur ishte një klinikë që ofronte shërbime të shëndetit mendor dhe kujdes të përgjithshëm mjekësor.

Ndërtesa e djegur dukej përmes dritareve të thyera dhe të nxira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy