"Stuck With U", Justin Bieber e Ariana Grande në një duet bamirësie

"Stuck With U", Justin Bieber e Ariana Grande në një duet bamirësie

Yjet e muzikës pop Justin Bieber dhe Ariana Grande po bashkohen për herë të parë në një duet që do të financojë bursa për fëmijët e punonjësve shëndetësorë dhe të atyre që punojnë në urgjencë në vijën e parë të pandemisë së koronavirusit.

Kënga në duet e titulluar "Stuck With U", do të dalë në treg në datën 8 maj, sipas njoftimit të të dy këngëtarëve ditën e premte në "Instagram". Së bashku ata kanë gjithsej rreth 316 milionë ndjekës.

Të gjitha të ardhurat neto nga transmetimi dhe shitja e këngës do t'i dhurohen Fondacionit i Përgjigjes  së Parë për fëmijëve për të financuar grante dhe bursa për fëmijët e atyre që punojnë gjatë pandemisë.

Bieber, 26 vjeç dhe Grande po ashtu 26 vjeç, dy nga këngëtarët më të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me hitet si "Love Yourself" dhe "Thank U, Next", nuk kanë regjistruar më parë një këngë së bashku.

"Shpresojmë që të bëjmë një ndryshim të madh me këtë këngë", tha Grande në një deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy