Historiani Olsi Jazezhi, ndan bindjen se muxhahedinët e kampit të Manzës, janë rrezik potencial për sigurinë e Shqipërisë.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se kampi i Manzës ka një hierarki ushtarake dhe vepron si komandë ushtarake dhe një gjë të tillë, autoritetet në Shqipëri e dinë mirë.
Sipas tij, në kampin e Manzës ka komandantë dhe udhëheqës të lartë, duke e cilësuar si një shtet brenda shtetit.
Jazexhi shtoi se muxhahedinët kanë filluar së fundmi të rekrutojnë dhe si shqiptarë, që shërbejnë si informatorë dhe propagandues të tyre.
Madje shkoi më tej duke thënë se minimumi që shpenzohet në kampin e Manzës për aktivitetin e tyre, është 2 milionë euro në muaj, duke hedhur dyshime se bëjnë pastrim parash.
Gjatë luftës 40 ditore mes Iranit, Izraelit dhe SHBA, ekzistonte frika që Irani mund të godiste kampin e Manzës.
Ekzistenca në Shqipëri e një kampi paraushtarak, ku përfshihet luftë kibernetike, kibernetike, e kthejnë kampin e Manzës në një objektiv legjitim për regjimin e Iranit.
Marrëveshja shqiptaro-amerikane e vitit 2016, parashikonte se muxhahedinët janë në Shqipëri për arsye humanitare.
Kampi i Manzës është bazë paraushtarake nga që është një kamp i mbyllur me kufi të mirëpërcaktuar, ku kampi mbrohet edhe me polici private dhe muxhahedinët brenda, kanë një strukturë ushtarake.
Në kampin e Manzës ka komandantë, udhëheqës të lartë. Kanë një hierarki ushtarake dhe këtë autoritetet në Shqipëri e dinë mirë, veprojnë si komandë ushtarake.
Manza është një shtet brenda shtetit. Siç u provua kur ndërhyri SPAK në 2023, nga kampi i Manzës bëhen aktivitete të jashtëligjshme, sulmi kundër një vendi të huaj.
Por sikur një qytetar shqiptar të bënte të tilla sulme? Do të arrestohej dhe burgosej si terrorist.
Por këta persona jo vetëm që kryejnë sulme ndaj vendeve të huaja, por sikur është vërtetuar këta persona me strukturat e tyre të sigurisë, ushtrojnë dhe dhunë, siç rrahën në vitin 2018, gazetarë të Channel 4.
Atë që bënin xhihadistët e Sirisë, bëjnë dhe xhihadistët e Manzës. Muxhahedinët kanë filluar së fundmi të rekrutojnë dhe si shqiptarë, që shërbejnë si informatorë dhe propagandues të tyre.
Minimumi që shpenzohet në kampin e Manzës për aktivitetin e tyre, është 2 milionë euro në muaj. Muxhahedinët u çuan në vitin 2020 në gjyq për pastrim parash se kishin pastruar 1 miliard dollarë.
Por çështja u mbyll, ndoshta dhe me ndërhyrjen e Ramës. Që të mbash një shtet brenda shtetit, shpenzimet minimale prej 2 milionë euro në muaj. Flitet për një buxhet marramendës, që edhe sikur të kishte dashamirës, personat individualë nuk i mbulojnë dot.
Mund të jetë buxhet shtetëror që vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Por Banka e Shqipërisë duhet të japë shpjegime për burimin e parave të muxhahedinëve.



