
Të rinjtë e Partisë Demokratike, krahas protestës në kryeqytet zgjodhën edhe qytetin e Kukësit, një qytet me një numër të lartë të të rinjve emigrantë, për të protestuar për vdekjen e Florenc Beqirajt në Francë. Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për të emigruar klasën politike dhe jo qytetarët e thjeshtë.



