Vrasja e biznesmenit Nikulaj, shkon në 4 numri i të arrestuarve/ Ndalohet një shtetase britanike (VIDEO)

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, shkon në 4 numri i të arrestuarve/ Ndalohet një shtetase britanike (VIDEO)

Shkon në katër numri i personave të arrestuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Policia njofton se në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike Harriet Bridgeman.

Ndërkohë, Policia e Shtetit njofton se vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të dy personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Më herët u njoftua arrestimi i porositësit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, dhe dy shtetasve anglezë të përfshirë në ngjarje në rolin e vëzhguesve, rol të cilin e luante dhe Bridgeman.

Në prangat e policisë përfunduan Thomas Mithan dhe Stephen Hunt, ndërkohë që vijojnë ende të jenë në kërkim një shtetas tjetër anglez si dhe portugezi i dyshuar si ekzekutor, Ruben Saraiva.

Nga hetimet e policisë dyshohet se shkak për vrasjen e Nikulaj është bërë gjakmarrja mes dy fiseve dhe gjithçka është organizuar nga Edmond Haxhia, duke pajtuar përkundër pagesës vrasësin e dyshuar portugez.

Ardian Nikulaj u ekzekutua brenda lokalit të tij në Shëngjin, mesditën e 19 prillit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy