Fotoja Rama-Obama/ PD kërkon nga Prokuroria të nisë hetimet për Ramën (VIDEO)

Fotoja Rama-Obama/ PD kërkon nga Prokuroria të nisë hetimet për Ramën (VIDEO)

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet në lidhje me pagesën e 80 mijë dollarëve për foton e kryeministrit Edi Rama për foton me presidentin e SHBA-ve, Barack Obama në vitin 2012.

Kërkesa e PD-së vjen pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me burg William Argeros, pasi sipas drejtësisë së atjeshme, 61-vjeçari ndërhyri që të paguheshin këto para në kundërshtim me ligjin e SHBA-ve, që u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë. Avokati i Argeros, John Azzarello tha se klienti i tij kishte vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.

“Prokuroria shqiptare, bazuar në këtë rrethanë të re, të bërë publike nga ‘Zëri i Amerikës’, ka detyrimin që të nisë menjëherë procedimin penal, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve për burimin e financimit prej 80 mijë usd që Edi Rama ka paguar dhe nuk i ka deklaruar”, deklaron PD-ja.

Avokati Azzarello shtoi se kandidati ishte pikërisht Edi Rama. Ndërkohë, kur akuzat u publikuan në vitin

Fotoja Rama-Obama, që u publikua në vitin 2012, u cilësua asokohe si një skandal nga demokratët. PD-ja e akuzoi më pas Ramën kryeministër se kishte paguar 80 mijë dollarë për këtë foto në formë kontributi për zgjedhjet në SHBA, duke rënë ndesh me ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy