
Studentët e Fakultetit Histori Filologji protestojnë nesër për mungesën e transparencës në lidhje me degët prioritare. Glevio Tabaku nga Portali Studentor tha në studion e lajmeve se bursa për këto degë u përdor si karrem nga ministria dhe fakultetet.
Nesër protestojmë për bursat e degëve që janë deklaruar prioritet kombëtar. Qeveria ka ofruar bursë në vlerën e pagës minimale dhe përjashtim nga tarifa e studimit. Vitin e kaluar mesatarja për ta përfituar ishte 8.5. bursa ka kriter punën 3 vite në Shqipëri. Këtë vit u hoq kriteri i mesatares, sudentët e shfrytëzuan mundësinë,m për të përfituar 40 mijë lekë të reja në muaj. Por nuk na thanë që janë me kuota. Pra sudentët e regjistruar nuk e përfitojnë të gjithë këtë bursë. Studentët janë në mëshirë të fatit. Më duket e padrejtë të bëhen premtime të tilla, hile. Për mua është një problem shumë i madh, është ofendim ndaj studentëve, që të mos vihen në dijeni.
Tabaku tha se krahas mungesës së transparencës, ka edhe vonesa në shpërndarjen e bursave.
Bursat vonohen cdo vit. Vitin e kaluar u vonuan 6 muaj. Këta në vend që ti japin cdo muaj, i japin 1 herë në 6 muaj. Nuk janë korrektë me disbursimin e fondeve.
Tabaku tha se bursat për degët prioritare po përdoren si karrem për të mbajtur hapur degët e rrezikuara.
Kur u prezantua programi, 75% e degëve rrezikonin të mbylleshin. Kjo bursë merr në konsideratë pjesën kur ti studion. Duhet që bursa të mos shërbejë si karrem, por si një paketë e plotë ndihmese dhe studentët që mbarojnë në këto degë të gjejnë mbështetje të plotë. Pas heqjes së kriterit tëmesatares rrezikojnë rtë mbyllen vetëm 40%.



