Myftiu i Tiranës flet nga Meka: Sivjet ka interes maksimal për pelegrinazhin, 570 shqiptarë kryejnë ritin e haxhit (VIDEO)

Myftiu i Tiranës flet nga Meka: Sivjet ka interes maksimal për pelegrinazhin, 570 shqiptarë kryejnë ritin e haxhit (VIDEO)

Myftiu i Tiranës Lauren Luli foli për MCN TV përmes një lidhjeje Skype nga Meka, ku besimtarë nga e gjithë bota, mes të cilëve edhe pelegrinë shqiptarë, ndodhen për të kryer ritet e haxhit. Luli tha se këtë vit ka një interes të shtuar për pelegrinazhin, ku sipas tij janë të pranishëm 570 haxhinj nga Shqipëria.

Gjej rastin të uroj të gjithë besimtarët Gëzuar Kurban Bajramin! Padyshim atmosfera këtu është e gëzueshme, e lumturuar, për besimtarët që kanë udhëtuar nga Shqipëria është një lumturi dhe gëzim i veçantë, sepse gjatë dy viteve ishin të pezulluara nga pandemia. Iu dha mundësia 570 haxhinjve nga Shqipëria të udhëtojnë që të kryejnë haxhin, pelegrinazhin, një nga shtyllat e Islamit. Interesimi i sivjetshëm ka qenë tepër i madh, duke marrë parasysh edhe numrin e konsiderueshëm. Sivjet ka një numër maksimal 570 haxhinj. Jo vetëm kufizimi i dy viteve, por edhe interesimi i tepërt për ta kryer këtë adhurim një herë në jetë. Pavarësisht se kostot janë të rritura, sivjet kemi një kosto totale 4900 euro, përsëri ka pasur një interes të madh që ta kryejnë haxhin qoftë njëherë të vetme në jetën e tyre. Kemi pasur interes edhe nga besimtarët që jetojnë në mërgatë. Sivjet kemi rreth 1 milionë haxhinj nga e gjithë bota. Emocionet që përjetoj jo vetëm unë personalisht, por besimtarët, është shumë i madh. Haxhinjtë i shoqëron thirrja ‘O Zot iu përgjigja thirrjes tënde’. Haxhi është një thirrje që bëhet nga Allahu. Ne e quajmë veten të zgjedhur ose të privilegjuar nga Allahu. Të jesh këtu dhe t’i përkushtohesh një adhurimi të tillë sjell emocione të veçanta për besimtarin. Jemi sot në momentin më kulminant të haxhit. Ne këtu përjetojmë diçka ndryshe. Para pak orësh përmbyllëm ritualet kryesore të haxhit dhe sapo jemi kthyer në hotel”.

Luli shtoi se:

Mesazhet që sot kryetari i KMSH dha në ceremoninë e Bajramit janë tejet të rëndësishme, janë të zgjedhura me delikatesë dhe rëndësi të veçantë. Mesazhi ynë është që kjo të jetë ditë përbashkimi dhe të shohim çfarë kontributi mund të japim për vendin tonë që askush të mos ikë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy