SPAK ka kryer ditën e sotme kontrolle në disa kompani farmaceutike, si pjesë e hetimeve që SPAK po zhvillon ndaj ish-minsitrit Ilir Beqaj.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle në rrjetin farmaceutik ‘Dit natë’ dhe ‘Avicena’ që janë pjese e “Delta Pharma”
Mësohet se ky kontroll vjen në kuadër të hetimit pasuror që po kryhet për ish-ministrin Ilir Beqaj, për afera në sistemin e ilaçeve dhe tenderë me Ministrinë e Shëndetësisë.



