Berisha: E ardhmja është e guximtarëve, Sorosi është armiku i të djathtës shqiptare

Berisha: E ardhmja është e guximtarëve, Sorosi është armiku i të djathtës shqiptare

Ndërsa në seancën parlamentare, demokratët po diskutojnë mbi qeverisjen e Ramës në dy mandate, ish-kryeministri Berisha ka mbledhur mbështetësit e tij në takimin e parë me bazën si deputet jashtë grupit parlamentar.

Ish-kryeministri e nisi fjalën e tij me kritika të ashpra ndaj qeverisë “Rama”, duke u ndalur te ekonomia, menaxhimi i pandemisë dhe Ballkani i hapur.  

Berisha tha se humbja në zgjedhje është përgjegjësi e Bashës.

PD humbi zgjedhjet në të cilat Rama bleu sa dyfishi i 2017-s. Ditën e zgjedhjeve në darkë, anketuesi më serioz pyeti zgjedhësit demokratë: për kë votuat? Vetëm 1/5 votuan për kryetarin. Të tjerët votuan për PD. E kundërta ndodhte në kampin tjetër. Nuk mund të them se fituam, kështu nuk fitohet.

Basha veproi për interesa të karriges së tij duke shkelmuar lumenjtë e djersës së demokratëve dhe vuri përpara karrigen duke i thënë kemi firuar. Shpërndante grafiqe, bënte propagande mashtruese.

Mekanizmi elektoral vdiq para syve tanë. Kryetari ynë në vend që të merrej me këtë punë, u mor me karrigen. Pas kësaj, po në atë kohë, Sali Berisha u dizenjua non grata në SHBA. Me një akuzë që ia them mbarë botës se nuk ka asnjë fakt, apo dokument.  

Berisha tha se vendimi i tij për të shkuar në Parlament, pavarësisht sugjerimit të ambasadores amerikane, është tregues i respektimit të sovranitetit të vendit.

Është çështje personale e Sali Berishës. Unë hodha Blinken në gjyq për shpifjet mbi të cilat bazohej vendimi. Për Bashën nuk ekzistonin pikëpyetjet që ngritën republikanët amerikanë në lidhje me vendimin e DASH. Ju bëj të qartë se unë kurrë nuk pranoj të dorëzoj sovranitetin e vendit tim. Mund t’u them shumë gjëra për ndjenjat e mia proamerikane, por ato nuk më lejonin kurrë mua që vendi i madh i lirisë, të më shkonte ndërmend të çedoja pa marrëveshje, pa kushtetutë, copëza të sovranitetit të vendit tim. Unë e bëra të qartë se në parlament do të jem pa asnjë lloj diskutimi dhe askush nuk mund të diktojë.

Lulzim Basha në një akt të pashembullt, pa pyetur asnjeri del dhe komunikon përjashtimin dhe largimin e Berishës nga grupi parlamentar duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD. PD është liri e të drejtave njerëzore. Partitë konservatore janë gardiane të interesit kombëtar. Basha u futi thikë pas shpine të gjitha forumeve. Basha i futi thikën vullnetit tuaj.

Berisha tregoi marrëdhënien me Bashën përgjatë viteve të fundit.

Ka ndodhur një spastrim i heshtur i bashkëpunëtorëve të mi. Unë sa herë të pyesin, u thoja gazetarëve “nisja ime është pa kthim”. Isha i betuar që një po të mbetej, i dyti do të isha unë. Unë nuk kisha projekt. Por humbi zgjedhjet e 2017-s. I thashë jep dorëheqjen dhe tha jo. Ka deklaruar fshehtas se vendimet nuk i marr unë, por i merr Berisha. Unë kam bërë gjithçka që këto zgjedhje të mos bojkotohen. Ne ishim në rrugë. Ditën që dogji mandatet i thashë se vendimi do të na krijonte probleme me faktorin ndërkombëtar. Pasi bojkotoi zgjedhjet lokale, ju çoi ju të zinit derën e votuesve të PS-së. Thoshte nuk do të ketë zgjedhje. Si nuk do të ketë zgjedhje? Unë isha kundër tyre por jo me një skemë të tillë. I thashë kjo nuk bëhet. Asgjë nuk i është diktuar, të gjitha vendimet i ka marrë vetë. Së fundi, do t’ju them se dy vitet 2019-2021 kam bërë gjithçka për lartësimin e tij.

Në mbyllje, Berisha tha se e ardhmja u përket guximtarëve, ndërsa akuzoi filantropin Xhorxh Soros për sulm ndaj të djathtës shqiptare.

Hygo ka shkruar se e ardhmja ka emra të ndryshëm. Ai thotë se e ardhmja për të dobëtit quhet e pamundur. E ardhmja për sentimetalët quhet e panjohura. E ardhmja për guximtarët quhet idealja. Ne zotohemi këtu se me përpjekjen tonë do të çlirojmë Shqipërinë nga fantazma e komunizmit, bllokmenëve, krimit dhe korrupsionit, por edhe nga fantazma e Xhorxh Sorosit, i cili është armik i qendrës së djathtë dhe të djathtës shqiptare, parimeve të saj.  

Mes të pranishmëve ra në sy prania e ish-kreu të Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, por edhe figura të tjera të partisë që kanë dalë në mbështetje të Berishës, pas vendimit të kryetarit Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Të tjerë demokratë në krah të Berishës janë Tritan Shehu, Mimoza Hajdarmata, Isuf Çelaj, Klevis Balliu, Astrit Veliaj, Çlirim Gjata etj.

Ish-kryeministri e ka cilësuar cikël i foltores bashkëbisedimin me bazën. Ky i fundit nis sot nga Tirana për të vijuar në qytetet e tjera.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy