Lëvizjet e fundit të PD-së me aleatët e saj, përkitazi me marëveshjet për zgjedhjet e 25 prillit, për kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, në një komunikim përmes Skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, janë mëse normale, porse sipas tij, është me e rëndësishme marrëveshja politike, sesa mënyra e renditjes së kandidatëve.
“Normalisht ne e kemi mbyllur në parim marrëveshjen, por akoma jo në formën zyrare, është më i rëndësishëm në këto momente bashkëpunimi politik sesa mënyra e renditjes së kandidatëve. Unë vetë personalisht do të jemë sërish te qarku i Shkodrës ku do të kandidoj.
Së pari, sipas Kodit Zgjedhor nuk është se parashikon vende fituese, janë lista të hapura, listat mund të lëvizin, përmbysen, dhe në këtë sens, është më e rëndësishme marrëveshja politike sesa mënyra e renditjes së kandidatëve”.
Sipas Ndokës, asnjë prej partive aleate nuk do jetë në listën e LSI.
“Jo, partitë tradicionale të PD, besoj se do të jenë së bashku me PD, kurse te LSI do të ketë të majta, të qendrës, edhe aty ka mjaft tentativa, me sa kam informacione, qofshin edhe ish-aleatë të Ramës”.



