Ndërsa në Amerikën Latine, numri i të infektuarve dhe viktimave vijon të rritet (më shumë se 82 mijë raste të reja në 24 orët e fundit), lajme të mira vijnë nga Zelanda e Re: nga sot të gjitha masat kufizuese janë anuluar. Qeveria bëri të ditur se e ka fituar betejën me virusin pasi pacienti i fundit pozitiv u konsiderua i shëruar. Sidoqoftë, kufijtë e jashtëm janë ende të mbyllur.
Gëzimi i kryeministres
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se kërceu nga gëzimi kur mori lajmin e konfirmuar. Ardern tha se distancimi shoqëror dhe ndalimi i grumbullimeve nuk janë më të domosdoshme në vend. "Ne besojmë se kemi eliminuar transmetimin e virusit në Zelandën e Re tani", tha ajo. Me një popullsi prej 5 milionë, Zelandsa e Re regjistroi 1 154 raste me Covid-19 dhe 22 vdekje në total. Asnjë infeksion i ri nuk është regjistruar në 17 ditët e fundit.



