Bullgaria probleme me furnizimin me ilaçe, ndalon eksportin e insulinës dhe antibiotikëve për fëmijë

Bullgaria probleme me furnizimin me ilaçe, ndalon eksportin e insulinës dhe antibiotikëve për fëmijë

Bullgaria vazhdon të përjetojë probleme serioze me furnizimin me ilaçe, duke bërë që ministrja e Shëndetësisë Galya Kondeva të zgjasë ndalimin e eksportit të antibiotikëve për fëmijët, insulinës dhe ilaçeve për uljen e sheqerit në gjak deri në mes të muajit korrikut.

Në fillim të këtij viti, ministria e Shëndetësisë nisi një inspektim masiv të depove të barnave në të gjithë vendin.

Pasi nga kontrolli u konstatua dërgesa të parregullta, vonesa apo refuzim nga magazinat e barnave për dërgimin e barnave në rrjetin e farmacive, u vendos ndalimi i eksportit të tyre.

Megjithatë, vendosja e vazhdueshme e masave të përkohshme ngre dyshime për një ndalim të përhershëm të rieksportimit të barnave të caktuara, në kundërshtim me Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Europian.

“Eksporti i produkteve medicinale për trajtimin e diabetit dhe i produkteve medicinale antibakteriale për përdorim sistematik, si dhe vonesat e vërejtura në furnizim, prishin ekuilibrin mes produkteve medicinale që furnizohen në vend dhe kërkesës së shtuar për to për të përmbushur nevojat e popullatës”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Ndalimi i eksportit të barnave do të zgjasë të paktën deri më 17 korrik 2024, por me shumë mundësi do të zgjatet sërish. Aktualisht, Bullgaria importon shumicën e ilaçeve nga Rumania dhe eksporton më shumë në Poloni.

Bullgaria vendosi për herë të parë kufizime në eksportet e insulinës në tetor 2023, ndërsa në prill 2024 ndaloi eksportet e antibiotikëve për fëmijët.

Që atëherë, ndalimet janë rinovuar periodikisht për shkak të problemeve të furnizimit, kryesisht për shkak të gjendjes së pamjaftueshme të insulinave Fiasp, Tresiba dhe Xultophy.

Nga ana tjetër ka pasur probleme me disa nga antibiotikët e zakonshëm për fëmijët.

Kriza politike e vendit e ka penguar parlamentin të marrë masa të përhershme për të adresuar mungesën e barnave. Qeveria bullgare në largim propozoi një projektligj i cili do të bllokonte automatikisht eksportin e barnave nëse nuk sigurohej 100% e sasive të nevojshme për të kënaqur tregun e brendshëm.

Megjithatë, projektligji nuk u miratua për shkak të rënies së shumicës qeverisëse dhe rregullat aktuale të ndalimit të eksporteve në 65% të furnizimit të brendshëm mbetën.

Komisioni Evropian shprehu rezerva rreth ndryshimeve ligjore të propozuara nga shteti bullgar dhe këmbënguli që kompanitë bullgare të jenë të lira të importojnë dhe eksportojnë ilaçe.

Komisioni njoftoi se Bullgaria ishte gati të shkelte Traktatin e BE-së duke bllokuar lëvizjen e lirë të produkteve medicinale brenda tregut të brendshëm.

Ka shumë mundësi që projektligji të mos miratohet pse partitë kryesore në parlamentin e ri, GERB dhe DPS, hezitojnë nëse këto masa janë të nevojshme, raporton Euractiv.

Në rast të mungesës kritike, Bullgaria mund të kërkojë ndihmë nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për të përdorur mekanizmat evropianë për menaxhimin dhe zbutjen e saj.

Në vitin 2023, Komisioni Evropian filloi të përgatisë një listë të barnave kritike të pamjaftueshme në Bashkimin Evropian. Bazuar në këtë listë, në vitin 2024 do të krijohet një mekanizëm për ndarjen vullnetare të solidaritetit dhe shkëmbimin e barnave ndërmjet Shteteve Anëtare.

Në shkurt, Shoqata Bullgare për Zhvillimin e Tregtisë Paralele të Barnave, e cila bashkon kompanitë e përfshira në rieksportin e barnave, akuzoi qeverinë se shkaktoi mungesën e ilaçeve.

Sipas Shoqatës, procedura të ngurta dhe të ngadalta administrative janë vendosur për hyrjen e barnave të importuara paralele në tregun bullgar. Në disa raste, barnat me mungesë në tregun bullgar presin mbi 100 ditë për të marrë një çmim me pakicë për t’i shitur në farmaci.

Në Bashkimin Evropian lejohet dhe inkurajohet tregtia paralele e barnave, ku një ilaç i destinuar për një treg blihet dhe tregtohet në një tjetër brenda unionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy