Tiranë / 7 të arrestuar për falsifikim dokumentesh për kredi

Tiranë / 7 të arrestuar për falsifikim dokumentesh për kredi

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona dhe shpalli në kërkim një të tetë për falsifikim dokumentesh për të përfituar kredi.
Operacioni “Kredia” u zhvillua pas dokumentimit me prova ligjore se që të 8 personat, në kohë të ndryshme dhe duke përdorur dokumentacion të falsifikuar prej vetë atyre, kanë përfituar kredi konsumatore në shuma të ndryshme pranë një shoqërie financiare që ofron kredi.  
Gjatë operacionit u sekuestruan dy vula të falsifikuara me logon “Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë” dhe 8 vërtetime të institucionit të sigurimeve shoqërore të dyshuara të falsifikuara.  
Ndaj personave që dyshohen si autorë të kësaj skeme mashtrimi është bërë kallëzimi në prokurori për “falsifikim i dokumentave, i vulave, stampave dhe formularëve" dhe "mashtrim me kredi" i kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy