105 viktima nga përmbytjet masive në Spanjë/ Autoritetet paralajmërojnë rëndim të bilancit

105 viktima nga përmbytjet masive në Spanjë/ Autoritetet paralajmërojnë rëndim të bilancit

Ka arritur në 105 numri i personave që humben jetën nga përmbytjet masive në Spanje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ndërsa dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur. 

Pas përmbytjeve të cilësuara si më të këqijat e kësaj dekade ekipet e emergjencave civile vijojnë punën intensive në terren për shpëtimin e të mbijetuarve.

Ndër zonat me problematike vijon të jetë ajo e Valencias ku katet e para të banesave janë përmbytur për pasoje edhe qindra automjete.

Pas një katastrofe të tille të krijuar në vend Ministria e Mbrojtjes nuk përjashtoi as mundësinë e rritjes së numrit të viktimave te vijim. Ndërsa kryeministri Pedro Sabchez pasi shpalli tre dite zie i është drejtuar rajonit të Valencias ku ka parë nga afër situatën.

Gjatë fjalës se tij Sanchez teksa u solidarizua me banorët e prekur nga përmbytjet tha se i gjithë vendi po e ndjen dhimbjen e tyre.

Për ata që po kërkojnë të dashurit e tyre të zhdukur mund t’ju se e gjithë Spanja po e ndjen dhimbjen e tyre.

Ashtu si kryeministri Sanchez edhe mbreti Felipe I VI u shprehu ngushëllimet e tij të gjitha familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre nga përmbytjet masive. Ndërsa Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Layen deklaroi për mediat në Bruksel se po ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm për t’u ardhur në ndihme autoriteteve spanjolle në përballimin e një situatë të tillë.

Por pavarësisht angazhimit si të vetë qeverise së Spanjës po ashtu edhe Bashkimit Europian me mijëra njerëz vijojnë të jenë  të bllokuar dhe pa energji elektrike në banesat e tyre. Ndërsa dhjetëra linja hekurudhore dhe ajrore vijojnë të jenë të pezulluara.

 Megjithatë edhe në situatën e krijuar nuk kanë munguar kritikat ndaj qeverisë e cila akuzohet  për një reagim të vonuar pavarësisht paralajmërimeve të Shërbimit Kombëtar të Motit për reshje të dendura shiu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy