Kriza energjetike, Rama: Kulmi mesin e vitit tjetër, nesër plani për qytetarët (VIDEO)

Kriza energjetike, Rama: Kulmi mesin e vitit tjetër, nesër plani për qytetarët (VIDEO)

Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë ku deklaroi emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike, kryeministri Edi Rama është ndalur në një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri të ditur se nesër do të bëhet publik plani i posaçëm për krizën energjetike që është paralajmëruar për të gjithë qytetarët, teksa theksoi se prioritet i qeverisë është mbrojtja e konsumatorëve, por edhe për bizneset e vogla.

Sipas Ramës e vetmja rritje çmimi të energjisë që ka ndodhur gjatë qeverisë së tij, i takon vitin 2015.

Sot kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike. Vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiare qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative.

Nesër do të publikojmë për të gjithë qytetarët planin e posaçëm. Ndërkohë nuk mundet veçse t’iu referohemi analizave të ekspertëve dhe njëkohësisht edhe analizave që po bëjnë qeveritë e vendeve të ndryshme. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezentë me pikun, me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe njëkohësisht mendojnë që dhe pas kapërcimit të kulmit çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin para krizës. Ajo që ne na takon, që të mbrojmë konsumatorët tanë. Sigurisht me një rend prioritetesh, nga poshtë lartë, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë dhe pastaj duke shkruar lart përmes biznesit të vogël e më tutje. Rendi i prioriteteve është nga më të dobëtit tek më të fortit, jo e kundërta.

Ndërkohë sjell në vëmendje që e vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes sonë i takon vitit 2015 kur hymë në reformën e energjisë dhe aty jo vetëm që çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston, por në funksion të konsumatorëve familjarë dhe të biznesit të vogël.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy