Trendi më i fundit në rrjet/ Piktorja Bexheti shpjegon si është të pikturosh live çiftin në një dasmë

Trendi më i fundit në rrjet/ Piktorja Bexheti shpjegon si është të pikturosh live çiftin në një dasmë

Një trend i ri ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku piktorët pikturojnë çiftin e sapomartuar gjatë ceremonisë së dasmës.

Kjo ide lindi krejt spontanisht, rrëfen në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", piktorja Anisa Bexheti.

Bexheti tregon se ky proces kërkon shumë përkushtim dhe se fillimisht ka qenë skeptike për të prezantuar veten në rrjetet sociale.

Që të pikturoj në një dasmë, kërkon shumë përkushtim në fakt. Kam qenë edhe shumë skeptike në fillim që të prezantoj veten time në rrjete sociale dhe e kam provuar në instagram dhe në Tiktok dhe nuk e prisja aq shpejt që të marrë vëmendje.

Momentin e parë kur shoh çiftin, është diçka spontane.

Kam pasur nderin që dasmën e parë ku me kanë ftuar ti pikturoj, kanë besuar shumë në punën time dhe ma vlerësonin shumë punën time, sa që më lejuar të zgjidh vet se çfarë do bëja.

Piktorja thekson se puna e saj si fotografe profesioniste e ka ndihmuar shumë për të kapur detajet e ceremonisë dhe për t’i sjellë ato në telajo.

Në fillim kam kapur diçka tjetër, por duke qenë edhe fotografe profesioniste, kam filluar duke bërë disa fotografi dhe pastaj i përdor ato si referencë për pikturat.

Dasma është shumë intensive dhe është e vështirë ti ndjekësh. Për mua është shumë emocion dhe duhet të jesh e vëmendshme të kesh fokus dhe ti ndjekësh dhe mos të të ik asnjë detaj. Ato i kap në fotografi dhe më pas shoh se cila skene dhe cila pjese ja vlen që të nxirret edhe në pëlhurë.

Është punë sekondash, ndaj dhe përbën çudi për njerëzit që më shohin njëherë me aparat dhe njëherë me pikturë në panel.

Bexheti mendon se kreativiteti dhe spontaniteti që karakterizojnë këtë punë në kohë reale janë ato që e kanë bërë kaq tërheqës për publikun.

 Fillimi ishte emocion, dhe isha skeptike për prezantimin tim në rrjete sociale sesa te dasma.

Kjo është një shenjë e kohës reale, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ka marrë kaq shumë vëmendje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy