Iran, diplomatja zvicerane bie nga kati i 18-të

Iran, diplomatja zvicerane bie nga kati i 18-të

Numri i dytë pas ambasadorit zvicerian në Iran ndërroi jetë pasi ra nga kati i 18 i një godine.

Kjo është raportuar nga agjencitë iraniane, pas deklaratës së mjekëve të ndihmës së shpejtë. 

Sipas raportimeve mediatike në Iran një përfaqësuese e lartë e Ambasadës Zviveriane ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një gradaçelë. Sic raportoi ndër të tjera edhe agjensia mediatike Iraniane Fars, bëhet fjalë për një grua 52- vjeçare. Fars citoi Mojtaba Khaledi, një përfaqësuese të ndihmës së shpejtë. Ajo kishte rënë nga një gradaçelë në veri të kryeqytetit iranian, ku banonte në katin e 18.

Kufoma e të ndjerës është gjetur të martën nga të punëtorët e saj në kopshtin e kompleksit të godinave. Autoritet hetuan rrethanat, të cilat shkaktuan vdekjen e saj. Si sekretare e ambasadës dhe menaxhere e operacioneve, ajo ishte një punonjëse e rangut të lartë të ambasadës zvicerane.

Një përfaqësues i Ministrisë sëJashtme në Bernë konfirmoi se një punonjëse e Ambasadës Zviceriane kishte ndërruar jetë në Teheran. Ministri i jashtëm Ignazio Cassis shprehu ngushëllimet për familjen. Ministria është në kontakt me të afërmit, por nuk mund të japë më tepër informacione në lidhje me ngjarjen.

Personeli ka rëndësi diplomatike: Zvicra përfaqëson interesat diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Iran. Shtetet e bashkuara dhe Irani kanë shkëputur marrëdhëniet diplomatike pak pas fillimit të Revolucionit Islamik në vitin 1979. 

Zvicra ishte urë lidhëse për komunikimet e tyre diplomatike në fillim të vitit 2020, për të shmangur një konflikt të hapur ushtarak mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke qenë se rrezikohej të përkeqësohej gjendja pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, mesazhet thuhet se janë shkëmbyer disa herë nëpërmjet Ambasadës Zviceriane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy