Videot intime të artistëve/ Lekatari: Shqetësim për sigurinë. Duraj: Të ndihmohet organi i akuzës. Ekspertët e IT: Krimi kibernetik ka kaluar në faza ekstreme

Videot intime të artistëve/ Lekatari: Shqetësim për sigurinë. Duraj: Të ndihmohet organi i akuzës. Ekspertët e IT: Krimi kibernetik ka kaluar në faza ekstreme

Aktivistja Zhaklin Lekatari për situatën e cenimit të privatësisë pas publikimit të videove intime mes artistëve, ngre si shqetësim çështjen e sigurisë.

 

Duke folur për “MCN Live” ajo tha një numër shumë i madh videosh të ngjashme përfundojnë në dark web.

 

Problemi më i madh nuk është çështja morale dhe etike, por çështja e sigurisë. Skandali më i madh është ai i AKSHI-t. Të dhënat tona, targat, kartat e identitetit, rrogat, numrat e telefonit etj., të gjitha kanë vite që kanë dalë dhe ne duhet të ishim merakosur. 

 

Me ngjarjen e fundit atë të SHISH dhe sipas ekspertëve të sigurisë kemi kuptuar se edhe sekretet shtetërore janë prekur. Ekspertët e IT kanë thënë se ka një numër shumë të madh videosh në estetika apo ambiente të tjera, dhe këto përmbajte janë jo vetëm në sajte për të rritur, por dhe në dark web. Dhe mund të bien dhe pre e një rrjeti pedofilie. Këto kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. 

 

Mendoj se skandalet janë të lidhura me njëra tjetrën për të hequr vëmendjen. Dy prej tyre kanë bërë kallëzim por pa dënuar apo kallëzuar personin që i ka kallëzuar. 

 

Avokati Alban Duraj tha se vepra penale rrezikon deri në tre vite burg, ndërsa kërkoi që personat e përfshirë të ndihmojnë organin e akuzës.

 

Mjafton që ta kesh të regjistruar dhe dënohesh deri në tre vite burg. Nga personat e dëmtuar, mund të kemi shtetas që e kanë ditur dhe kanë dhënë pëlqimin e tyre, por do të mendoja se qytetarët që janë të dëmtuar nga publikimi i këtyre materialeve, duhet t’i drejtohen organit të akuzës dhe të japin informacione sa më të sakta. 

 

Nëse duan që këto çështje të zbardhet dhe presupozohet se nuk kishin asnjë lloj marrëveshje me këtë regjistrim. Një nga videot e publikuara në website kushton 7000 dollarë.

 

Eksperti i IT, Ardit Gavani, deklaron se është e pamundur të fshihen nëse videot janë përhapura në pajisje personale.

 

Ndërsa eksperti tjetër i IT, Erikleo Çepa, u shpreh se krimi kibernetik ka kaluar në faza ekstreme.

 

Moskontrolli i linjave të internetit, IT dhe porta janë dy pikat kryesore që lidhen me kameran. 

 

Një nga portat që pretendohet se është sulmuar momentalisht, është një portë e re, që bëhet fjalë për kamerat lokale, ato që nuk kanë lidhje wi fi. Krimi kibernetik ka kaluar në fazat ekstreme. 

 

Është sulmuar një portë në kamerat lokale, që nuk ka lidhje me internetin. Ky sulm ka ndodhur brenda Shqipërisë, por me lokacion vend tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy