Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se do të takohet së shpejti me homologun e tij kinez, Xi Jinping.
"Shumë shpejt do të kemi ngjarje dhe do të ketë një takim me presidentin kinez", tha Putin gjatë një leksioni para një grupi nxënësish në ditën e parë të vitit shkollor.
Ditët e fundit, agjencia Bloomberg ka shkruar se Putin ka pranuar ftesën e Xi për të udhëtuar në Kinë dhe për të marrë pjesë në forumin “Belt and Road”.
Nëse konfirmohet, do të ishte udhëtimi i parë i presidentit rus jashtë vendit që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti kundër tij.



