Mbledhja e Këshillit Politik përfundon pa konsensus

Mbledhja e Këshillit Politik përfundon pa konsensus

Mbledhja e radhës e Këshillit Politik ka përfunduar pa rezultate. Palët nuk kanë gjetur konsensus për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore. Ndryshimet kushtetuese janë paralajmëruar se do të votohen nesër në Kuvend me apo pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Mbledhja ka vijuar për disa orë.

Gjatë saj mësohet se ka patur një debat me përfaqësuesit të PD, Oerd Bylykbashi, dhe përfaqsuesit të PS, Damian Gjiknuri.

Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka nënvizuar se po injorohet vlerësimi i ODIHR-it, duke kujtuar që “ODIHR ka këmbëngulur te mosabuzimi me burimet shteterore dhe se burimi kryesor shtetëror është fuqia rregullatore, dhe ju po abuzoni me të pa nisur zgjedhjet. Në 2013 erdhët në pushtet me krimin, në 2016 kanabizuat vendit dhe me paratë e pista të krimit bletë zgjedhjet e 2017, tani nuk ju mjaftojnë këto dhe po përpiqeni të diktoni ndryshimet e njëanshme të rregullave. Jeni të pashpresë, jeni humbës”, është shprehur Bylykbashi.

Damian Gjiknuri nuk u është përgjigjur akuzave, por ka theksuar se nuk mund të pranojnë propozimin e opozitës për hapjen e listave 100%, pa ndryshime të tjera.

20:50h-Këshilli politik, mazhoranca hedh poshtë propozimin e opozitës së bashkuar për listat e hapura

Këshili Politik vijon ende mbledhje e ditës së sotme të nisur nga ora 18:30 ku po diskutohen ndryshimet kushtetuese. Më herët, teksa mbledhja zhvillohej, u zbulua një amendament i opozitës së bashkuar që kërkonte hapje të listave me 100%, por mësohet se ky propozim është refuzuar nga mozhoranca.

Përfaqsuesit e opozitës jashtëparlamentare, Bylykbashi dhe Vasili, kanë vënë theksin tek nevoja për të gjetur konsensus dhe se propozimi i Opozitës jep zgjidhje konkrete për hapjen 100 % të listave dhe duhet të shqyrtohet nga Këshilli.

Si rrjedhojë opozita e bashkuar thotë se më këtë refuzim PS po vepron në mënyrë të njëanshme dhe po hedh në erë si marrëveshjen e 5 qershorit ashtu edhe atë të 14 janarit. Konsesuj që sipas opozitës janë pika kyçe për reformën zgjedhore, pa të cilën nuk mund të hapen negociatat.

18:50h- Opozita e bashkuar propozon amendamentin për hapjen 100% të listave: Çdo ndryshim tjetër i papranueshëm

Përpara nisjes së këshillit politik të ditës së sotme opozita e bashkuar ka zbardhur amendamentin për hapjen të 100% të listave, si i vetmi ndryshim kushtetues i nevojshëm, duke lënë të kuptohet se asgjë tjetër nuk do të negociohet prej tyre. Në këtë rast kualcionet parazgjedhore, të cilat ashtu si listat e hapura, pritet të votohen nesër në kuvend pas marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

Sipas opozitës së bashkuar çdo ndryshim tjetër është njëanshëm dhe prish marrëveshjen e 5 qershorit, por edhe të 14 janarit.

Propozimi i Opozitës së bashkuar

Opozita propozon amendamentin për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Çdo ndryshim tjetër i  njëanshëm është i papranueshëm, prish marrëveshjet e 5 Qershorit dhe 14 Janarit.

Opozita ka paraqitur qëndrimin që neni 64 i Kushtetutës nuk ka nevojë të ndryshohet.

Opozita ka paraqitur sot në Këshillin Politik qëndrimin që i vetmi ndryshim kushtetutes i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që krijon mekanizmin për lista 100 % të hapura është si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.” Ky amendament duhet të reflektohet, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për qytetarët, nga të gjitha partitë politike dhe aktorët zgjedhorë, në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime duhet më pas të dërgohen për miratim në Parlament si një paketë e vetme.

Opozita ka rikonfirmuar se ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cënojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrimin në zgjedhje.

Opozita ka theksuar në mbledhjen e Këshillit Politik se ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cënojnë rëndë barazinë e palëve në një proces zgjedhor. Ato janë hartuar dhe imponuar në mënyrë të njënashme të nga njëra palë, për ti shërbyer interesave të ngushta politike, në situatën politike të momentit, 6 muaj para regjistrimit në zgjedhjet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy