Avokati Redon Meksi duke folur në MCN Live tha se është e turpshme nga grupi Basha që t’i imponohet grupit parlamentar me 47 deputetë në lidhje me Komisionin për Reformën Zgjedhore. Meksi tha se grupi Basha njihet vetëm nga kryeparlamentarja Nikolla dhe vepron me parimin: “Topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë!”.
Duke folur mbi ligjin elektoral, Meksi tha:
Ligji i sotshëm thotë që nëse do kalosh herësin, lista kthehet në e hapur 100 për qind. Nëse një deputet kalon 10 mijë vota... Ndarja e mandatave po të hapësh nenin 163 thotë që bëhet me vota preferenciale nëse kalon herësit, nëse kalon herësin nuk ka më listë. Sot që flasim herësi është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”.
Duke iu drejtuar deputetit Arbi Agalliu, avokati Redon Meksi u shpreh:
Kjo është topin e kam unë, penalltinë do ta gjuaj vetë! Mua ma njeh Lindita vulën, ligji s’ta njeh, rregullorja s’ta njeh. Mua do më vinte turp nga vetja, që të thoja unë kam 7 deputetë, këta 50, dhe meqenëse ma njeh Lindita, do t’u imponohem juve. Mua s’do më zinte gjumi natën ta bëja këtë punë. Kjo është turp! Duhet t’u vijë ju turp si persona individualisht”.
Në replikë me deputetin Arbi Agalliu, Meksi e konsideroi sistemin e drejtësisë në vend si më të keqin që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
Meksi ngriti pyetjen që si ka mundësi që SPAK-u nuk e merr si bashkëpunëtor Arben Ahmetajn, pas deklaratave të ish-zv.kryeministrit mbi aferën e inceneratorëve.



