Rama: Vaksinën na e dhanë se keni Ramën kryeministër, kërkuan konfidencialitet

Rama: Vaksinën na e dhanë se keni Ramën kryeministër, kërkuan konfidencialitet

Kryeministri Rama nuk e ka bërë të ditur emrin e shtetit prej nga është bërë i mundur sigurimi i vaksinës Pfizer. Kjo sipas tij, pasi vetë vendi ka kërkuar konfidencialitet dhe vaksinën ia kanë dhënë Shqipërisë për shkak se kryeministër është Rama. 
Gjatë fjalës së tij, kryeministri nuk ka kursyer as kritikat ndaj BE-së, duke u shprehur se po ecet me parimin “secili për vete, zoti për të gjithë”. 

 “Së pari, Covax nuk është vaksinë, është sistem për të garantuar aksesin, nuk kemi arsye për të tërhequr lekët pasi Covax do të funksionojë në një kohë të caktuar. Është jo vetëm e papranueshme, por edhe e pajustifikueshme sepse BE-së nuk i kushtonte asgjë që në momentin që x vend merr dozat dhe i mban aty, pasi nuk mund t'i bëjë me shpejtësi, fare mirë mund të linte një pjesë për vendet e rajonit. Nga këto doza, vendet e rajonit do marrin dozat për mjekët. Ne nuk i kemi të gjitha dozat që na duhen për të gjithë mjekët e Shqipërisë. Edhe t'i kishim, nuk do t'i bënim dot njëherësh, por një pjesë do ia çojmë Kosovës. Nuk mund të harrojmë se jemi njerëz dhe e para është solidariteti. Kemi bërë më të mirën, përjashto Serbinë që nuk e ka ende të qartë kur do fillojë. Kosova është në Covax, por nuk dihet kur do fillojë, nuk mund t'ja zgjidhim hallin, por do ta ndihmojmë. Zhdoganimi ka filluar të premten dhe sot në orën 9 është kryer, për shkak të të gjitha hapave. Sepse vendi që  na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidencialitet për arsyet e veta, dhe e kërkojnë të gjitha vendet. Për një arsye shumë të thjeshtë. Nëse një vend e bën për Shqipërinë, nuk dëshiron t'i kërkojnë edhe vendet e tjera. Arsyeja pse e bën për Shqipërinë është sepse keni Ramën kryeministër", është shprehur ai.

Gjatë konferencës, Rama ka deklaruar se janë marrë gjithsej 970 doza të vaksinës Pfizer për të filluar me vaksinimet e para, ndërkohë që javën e ardhshme pritet të vijnë 10 750 doza të tjera. 

"975 vaksina sot, javën e ardhmshme vijnë 10 750 doza nga Pfizer dhe ndërkohë midis të sotmes dhe asaj që thashë, presim edhe 2000 doza të tjera. Kemi edhe kanale të tjera”, tha Rama.

Rama për vaksinën: Nëse do të ishte për Covax, do të ishim ende duke pritur   

11:44

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpjeguar ditën e sotme në një konferencë për media procesin e vaksinimit dhe mënyrën se si u arrit marrëveshja për përfitimin e dozave të nevojshme.

Rama është shprehur se nësë do të prisnim teknologjinë Covax do të ishim ende duke pritur për vaksinën dhe nuk dihej se sa do duhej të prisnim.

Meritën ia ka vënë vizitës së tij në New York, të cilën e ka konsideruar si një “lypje” për vendin e tij.

"Ndihem i lehtësuar për faktin se jo vetëm kemi arritur në kushte aspak të lehta të garantojmë 500 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer, por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit, falë marrëdhënieve bilaterale, që janë kyçe në këtë proces të çuditshëm, ku faktikisht strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga BE për t’u investuar në skemën e Covax ka rezultuar që të jetë ende sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë. Strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga BE, për t'u investuar në skemën e Covax, të jetë sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë. Pavarësisht angazhimit me Covax, nëse do të qëndronim në pritje të Covax do të ishim akoma duke pritur. Për këtë arsye, ne jemi angazhuar intensivisht me kanale të tjera, ia kemi dalë të kontaktojmë drejtëpërdrejt Pfizer dhe të hapim një kanal të vështirë negociatash dhe njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale, me 4 vende. Vaksinini i sotëm është rezultat i një prej kanaleve me vendet e BE. Meqë është thënë se ky vend është Greqia, mund t'ju them jo nuk është Greqia.

Jemi në kontakt, sepse kemi sot të siguruar rrugën e vaksinës, me doza të parashikuara duke filluar nga java e tretë e janarit me kompaninë Pfizer, qëllimi ynë është të rrisim kapacitetet, së shpejti duke hapur rrugën për astra Zeneca. Këtë nuk e bëjmë vetëm në por  të gjitha vendet. Nëse do të shikoni sesi BE e ka konceputar këtë process. Ka proces ku një vend x është i gatshëm të jap një pjesë të dozave sepse nuk i përdor dot menjhëerë dhe ato ti shesë. Për fat të mirë , në të gjitha kanalet ku tregtohet Pfizer nuk ka negociata për cmimin, pasi është i njëjtë për të gjithë. Ka kanale ku bëhet me këmbim. Në momenin që vendi i parë merr këto doza në një kohë të caktuar i kthen në një kohë të dytë kur ka më shumë. E vetmja gjë që ndryshon është që nuk lëviz çmimi. Është një fakt i efektshmërisë sonë diplomatike dhe aftësisë tonë për të bërë atë që duam, aftësinë për influencuar në marrëdhënie të caktuara dhe respektin që kemi krijuar tek partnerët tanë .Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre unë jam pretendent për vendin e parë" tha Rama.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy