Rama: LSI, opozitë nga halli

Rama: LSI, opozitë nga halli

Kryeministri Rama thotë se partia kryesore në opozitë është PD, ndërsa LSI është atje nga halli. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Llogara, Rama tha se qeveria do të “bashkëveprojë me të dy opozitat”.

“PD është partia kryesore dhe opozitare në kuptimin e një kufiri të qartë alternativash nga pikëpamja e programit dhe qasjeve për shumë gjëra. Ndërsa partia tjetër është opozitë nga halli në rastin konkret por natyrisht është opozitë dhe s’diskutohet nga pikëpamja e përpjekjeve për të marrë vendim do bashkeveprojme me të dyja opozitat.

Nga halli ne kuptimin qe nuk zgjodhi të ishte në opozitë për arsye mospërputhjesh të natyrës programore apo ideve, por shkoi në opozitë si rezultat i gabimeve trashanike strategjike. Është si të thuash në opozitë për shumë afër nesh nga pikëpamja e programit ideve, dhe sidoqoftë ne do jemi shumë të vëmendshëm të jemi të disponueshëm për të dyja palët.

Nëse do kishim koalicion dhe Meta do kishte rënë dakord kohë përpara, rezultati do ishte më i favorshëm për LSI për shkak të sistemit, dhe më të pafavorshëm për ne. Por, nuk do kishim sot dy opozita.

Dhe do kishim koalicion që do të bënte të pamundur atë që po bëjmë sot, shkrirje strukturash parazitë, nga një gjendje agonia ne një gjendje aktive. PS të mos bjerë në tundimin që të gllabërojë gjithçka. Ndaj duam që të dalim nga ky mandat me një forcë të re politike, PS+”, tha Rama.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy