
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.
Osmani ndodhej në Nju-Jork për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me 4 anëtarë të kabinetit të saj.
Ndërkohë, tensioni në veri të Kosovës vijon.
Sot, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.
Disa media serbe raportuan për lëvizje të tankeve drejt kufirit me Kosovën. Tre avionë nga Serbia kanë fluturuar në afërsi të kufirit me Kosovës, çka ka sjellë shqetësim te banorët.



