Ndotja nga mbetjet shtazore, banorët e Lezhës protestë para kryeministrisë kundër fabrikës: Krim mjedisor (VIDEO)

Ndotja nga mbetjet shtazore, banorët e Lezhës protestë para kryeministrisë kundër fabrikës: Krim mjedisor (VIDEO)

Banorët e Lezhës ditën e sotme janë zhvendosur para kryeministrisë në protestë pasi kërkojnë mbylljen e fabrikës së mbetjeve shtazore “I.N.C.A.” në pronësi të Alban Zusit, për shkak se shkakton ndotje të ajrit dhe aromë të rëndë duke rrezikuar dhe jetën e banorëve.

Ata shprehen se fabrika vazhdon punën edhe pas pezullimit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për shkak të ndotjes së madhe të shkaktuar, duke akuzuar për krim mjedisor dhe sëmundje të pashpjegueshme tek fëmijët.

Duke folur për mikrofonin e MCN, banorët protestues shprehen se iu është bërë jeta e padurueshme dhe njëri prej tyre thotë se po mendojnë që të ikin vetëm për shkak të ndotjes.

Jam banor i lagjes “Demokracia” në Lezhë, kemi shqetësim madhor u bënë 5 vite që kemi shqetësim me një erë të pakëndshme të fabrikës “I.N.C.A.” në Lezhë.

Urojmë që kjo gjë të marrë zgjidhje të menjëhershme, është bërë jetesa e padurueshme kemi bërë protesta në Lezhë, para ministrisë së Mjedisit, protesta do të vazhdojë nëse nuk marrim përgjigjke.

Siç e parashikon ligji fabrika duhet të jetë 3 kilometër larg zonave të banuara. Aroma është kanceroze, urojmë që të gjendet zgjidhje sa më shpejt.

Deri më tani nga ana e fabrikës nuk kemi asnjë përgjigje konkrete.

Derdhja e mbetjeve bëhet në lumin Drin, gjithë ato mbeturina vetëm dëm bëjnë për mjedisin, për detin, për gjithçka.

Uroj që me ardhjen e sotme, të merret një vendim dhe të jepet një zgjidhje. urojmë të mos bjerë në vesh të shurdhër

Një tjetër banor shprehet se protesta para kryeministrisë vjen si hallka e fundit e hapave të tyre.

Fabrika u vu në punë pak para pandemisë, në fillim nuk e dinin qytetarët përreth se çfarë është kjo aromë kaq e vështirë.

Jemi në protestë që kur është hapur fabrika dhe deri tani. Banorëve iu është premtuar të takojnë dikë. Janë shtëpitë ngjitur me fabrikën.

Është i prekur fëmija në barkun e nënës, së dyti unë. Në vijë ajrore fabrika është 100 metra larg shtëpisë.

Jemi shumë të prekur se nuk bëjmë dot as dasmë dhe as mort nga aroma e keqe.

Një nga banoret protestuese tha se iu komunikua se do kenë takim me Kryeministrin, por se kërkohet vetëm një banor, ndërkohë që kërkesa e tyre është që të jetë një përfaqësi.

Kërkojmë që fabrika të largohet nga aty. Shkarkimet e fabrikës derdhen në kanal që është e lidhur me lumin Drin dhe më pas kalon në Kune Vain që është zonë e mbrojtur.

Është marrë vendimi, është konstatuar ndotja dhe është bllokuar shkarkimi deri në përmirësimin e procesit. Por nuk e zbaton njeri.

Nga kjo problematikë preket gjithë Lezha. Kompania bën vetë monitorim sipas ligjit dhe i nxjerr analizat mirë.

Ne kemi bërë analizë në një laborator privat dhe del se ka ndotje.

Presim përgjigje nga kryeministri dhe nëse kryeministri nuk u del zot dot ligjeve të atij shteti, atëherë na ngel ne që t’iu dalim zot vendimeve.

Agjencia rajonale e Mjedisit bëri analizat dhe dolën në rregull. Më pas erdhi Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe analizat nuk dolën në rregull.

Ka 9 ankesa për analizat e agjencisë rajonale të mjedisit.

Analizat e ajrit nuk kemi arritur që t’i bëjmë, por një ajër aq i ndotur që futet në mënyrë konstante në mushkëritë e tua, nuk mund të jesh në rregull.

Një tjetër banore shprehet se nëse Kryeministri nuk del garant për zbatimin e ligjit, do e marrin vetë situatën në dorë.

Jam lezhiane dhe problemi është gjithnjë e më shumë i agravuar, për arsye edhe të shtimit të produkteve, mungesës së cilësisë në vijim të prodhimtarisë që ka fabrika.

Këtu kemi të bëjmë me krim mjedisor. Është precedenti i mos ekzekutimit të vendimit.

Nuk ekzekutohet vendimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Biznesmenit i mbyllen denoncimet.

Vitet e fundit fëmijët rezultojnë me sëmundje të shtuara të cilave nuk iu gjenden shkak.

Mjekët thonë se ka disa lloj sëmundjesh të fëmijëve në mushkëri, që nuk po ju gjendet shkaku. Janë dyshime të arsyeshme lidhur me këtë fabrikë.

Nëse kryeministri nuk del garant për zbatimin e ligjit, do e marrim në dorë situatën vetë që të ekzekutohet vendimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy