“Twitch”, një platformë e ngarkimit dhe shpërndarjes së videove, ka bërë të ditur një mënyrë të re që do t’u bëjë të mundur përdoruesve të saj të gjenerojnë të ardhura. Me lançimin e programit “Affiliate”, kompania thotë se do të jetë e mundur që krijuesit e videove që nuk kanë statusin e partnerit të kenë akses në disa shërbime që do t’u bëjnë të mundur të gjenerojnë para përmes kanaleve të tyre.
Një prej shërbimeve të ofruara quhet “Cheering with Bits”. Ai ka të bëjë me ikonat emoji të animuara, për të cilat përdoren para reale. Përdoruesit mund t’i përdorin këto ikona në çatin e mesazheve si një mënyrë për të mbështetur krijuesin e preferuar të videove.
Bits-at kanë vlerën 1 cent dhe mund të përfitohen si nga Partnerët edhe nga kategoria Affiliate.
Që nga lançimi i këtij shërbimi, përdoruesit kanë postuar mbi 1 milion Bits, duke e ktheyr këtë program në një sukses të vërtetë.
Ndërkohë, kategoria e Partnerëve kanë mjete specifike me të cilat mund të menaxhojnë komunitetin e ndjekësve. Këto mjete nuk janë të akesueshme nga përdoruesit e kategorisë Affiliate.
Sipas “Twitch”, krijuesit e videove ftohen në programin Affiliate në bazë të kritereve si kohëzgjatja e videove, numri i shikimeve dhe ndjekësit në llogari. Me fjalë të tjera, nuk mund të postojnë të gjithë video në Twitch, duhet t’ju ftojnë në këtë rrjet.



