Italia, paketë 2.9 milionë euro për ekonominë pas mbylljes

Italia, paketë 2.9 milionë euro për ekonominë pas mbylljes

Italia ka miratuar një paketë të re ndihme për të zbutur efektet në ekonomi nga kufizimet që hynë në fuqi në fillim të kësaj jave në përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID-19. Masat për të cilat kabineti qeveritar ka rënë dakord brenda natës shkojnë në 2.9 miliardë euro (3.4 miliard dollarë).

Italia është e ndarë në tre zona sa u përket masave kufizuese, të cilat janë në varësi të shkallës së përhapjes së virusit.

Paketa financiare parashikon shtyrjen e pagesës së taksave pranverore që duhet të vijnë në nëntor dhe rrit transferimet ndaj bizneseve që operojnë në rajone të klasifikuara si "të kuqe" ose "portokalli" të cilat janë goditur nga kufizimet më të rrepta.

"Ne kemi rritur kompensimet sepse kemi kuptuar se ajo që u dha për mbylljen e pranverës nuk ishte e mjaftueshme," i tha kryeministri Giuseppe Conte “Corriere della Sera”-s në një intervistë. "Ne gjithashtu kemi zgjeruar numrin e përfituesve."

Paketa parashikon fonde për kujdesin për fëmijët ose lejet nga puna për prindërit që nuk janë në gjendje të punojnë nga shtëpia, pasi qeveria vendosi që mësimi të zhvillohet online për shkollat e mesme.

Conte tha se fondet ishin caktuar gjithashtu për rajone që mund të ktheheshin në zona me rrezik të lartë sipas sistemit aktual, i cili është sulmuar nga disa politikanë në zonat më të prekura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy