“The Albanian Files”/ Kume: Duhet hetuar mënyra si arkitekti merr projektin në Ranën e Hedhun pas prezantimit me kryeministrin (VIDEO)

“The Albanian Files”/ Kume: Duhet hetuar mënyra si arkitekti merr projektin në Ranën e Hedhun pas prezantimit me kryeministrin (VIDEO)

Libri “The Albanian Files” përmbledh mbi 500 projekte dhe vizione urbanistike nga rreth 60 studio arkitekturore ndërkombëtare të kuruara në Shqipëri. Ai trajton plane ambicioze zhvillimi, përfshirë edhe zona të mbrojtura, duke dokumentuar ndikimin e politikave urbane dhe vizionit të qeverisë në arkitekturën e vendit.

 

Gazetari Mariglen Kume, në emisionin “MCN Live”, u ndal te projekti për zonën e mbrojtur të Ranës së Hedhun, ku në libër paraqiten dy propozime, përfshirë një projekt të arkitektit Alvaro Siza dhe një masterplan për dunën, i zhvilluar nga “Gruppo IDA”, me përfshirjen e inxhinierëve Ilir Trebicka dhe Klodiana Kuçuku.

 

Kume ngriti pyetje mbi procesin e konkurrencës dhe aksesin në informacion, duke thënë se duhet të sqarohet pse disa investitorë nuk janë lejuar të zhvillojnë projekte në këtë zonë, ndërsa të tjerë kanë pasur mundësi.

 

Zona e Ranës së Hedhun, që në vitin 2002 është shpallur Monument natyre, që i bi pejzash i mbrojtur që më përpara nuk lejohej të ndërtohet. 

 

Tani lind pyetja se pse nuk është lejuar të ndërtonte edhe një investitor tjetër, aty. 

 

Nëse biznesmeni Trebicka e ka pasur me përpara këtë informacion që ligji për Zonat e Mbrojtura do ndryshohet dhe ai është avangardë në porositjen e projekteve dhe për të ardhur me një ofertë për ta ndërtuar, këtu është një konkurrencë e ndershme të ndërhyhet te gara, ose te biznesi i lirë. 

 

Pra, fakti i njohjeve dhe kontakteve, pra e dyta që do theksoj, Alvaro Siza, thoshte te mbishkrimi që nuk kishte qenë asnjëherë në Shqipëri, projektin e parë e kishte marrë pasi ishte prezentuar nga një arkitektë tjetër dhe mq pas mori këtë projektin për të prezantuar master planin në këtë zonën e Ranës së Hedhun.  

 

 

Sipas Kumes, duhet hetuar mënyra se si arkitekti ka marrë projektin në këtë zonë, menjëherë pas prezantimit të tij me kryeministrin.

 

Që të themi me vepër penale nuk e nxjerrim dot, por në gjykimin tim, ka indicie për të hetuar dhe zbuluar me tej, mbase ka. 

 

Duhet verifikuar nëse procesi ka respektuar konkurrencën e lirë dhe të barabartë, si dhe mënyra se si janë krijuar kontaktet që kanë çuar në dhënien e projektit.

 

 Duhet hetuar nëse ka të berit biznes në menyrë të lirë ose të bërit biznes të barabartë por edhe element të komunikimit se si e merr projektin sapo prezantohet me kryeministrin psh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy