Berisha: Ju lartësoni kriminelët. Doni emra? Ja rasti më i fundit

Berisha: Ju lartësoni kriminelët. Doni emra? Ja rasti më i fundit

Ish-kryeministri Berisha është përfshirë në debatin e hapur sot në Parlament pas akuzave të deputetit Halimi për lidhje të ngushta të qeverisë me krimin. Berisha akuzoi Ramën se u ka bërë vend të administratë elementëve të inkriminuar dhe të dënuar nga gjykatat.

Ai solli rastin e sekretarit të përgjithshëm të prefekturës së Lezhës, i cili pak ditë më parë u denoncua në një emision investigativ nga një klient i një banke të nivelit të dytë për përvetësimin e 150 milionë lekëve të vjetra në kohën kur ishte drejtor i kësaj banke.

“Çfarë i ndodhi drejtorit hajdut? U lartësua! U bë sekretar i përgjitshëm i prefekturës. Ja këtu sepse ju kërkuat një shembull. Ja ku e keni zoti Ruçi. Është ministrja Nikolla, Erion Veliaj dhe Altin Jaku, sekretari i përgjithshëm, i cili I ka vjedhur 100 mijë euro klinetit kur ishte drejtor banke”, tha ai.

Duke replikuar me deputetin socialist, Taulant Balla, Berisha nuk i kurseu akuzat.

“Ai që ka ngrelur ta mbrosh ti, ai është mjerimi. Kur përpiqet të mbrojë Surrelin me shpifës të ndyrë, përdhunues dhe trafikantë, atëherë kjo vetëm qejfin u bën”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy