Auditi: Shpërdorimi 3.4 milionë dollarë nga agjencia në varësinë e Departamentit të Thesarit

Auditi: Shpërdorimi 3.4 milionë dollarë nga agjencia në varësinë e Departamentit të Thesarit

Mungesat e menaxhimit të IT-së ka çuar në shpërdorimin e 3.4 milionë dollarëve nga IRS, Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme, agjenci qeveritare në SHBA, nën varësinë e Departamentit të Thesarit. Totali prej 3.4 milionë dollarë është shpenzuar në licenca dhe abonime në programe, të cilat zyrtarët nuk i kanë përdorur kurrë, thuhet në një raport auditimi.

Në një raport të kohëve të fundit, Inspektori i Përgjithshëm i Thesarit për Administratën Tatimore zbuloi se IRS nuk menaxhoi në mënyrë aktive asetet e saj të TI-së dhe nuk monitoroi koston e abonimit të softuereve dhe paketave mbështetëse të përdorura në të gjithë ndërmarrjen. Si rezultat, agjencia shpenzoi afërsisht 3.4 milionë dollarë në periudhën 2015-2017 për mjete që nuk i nevojiteshin.

Raporti nxjerr në pah një menaxhim të pamjaftueshëm, që shkaktoi që agjencia të mbështetej shumë në një paketë të veçantë të mjeteve kompjuterike, gjë që e vuri në rrezik për gjobitje nga shitësi IBM.

Audituesit kanë konstatuar gjithashtu se IRS shkeli rregulloren federale me blerjen e një softueri të IBM-së , i cili nuk iu përshtat nevojave të agjencisë.

Agjensia bleu shërbimin "BigFix", në vitin 2014, me qëllim përdorimin e tij për të menaxhuar licencat e softuerit, vendosjen e fashave të sigurisë dhe matjen e përdorimit të IT në të gjithë agjencinë. Tre vjet më vonë, megjithatë, zyrtarët thanë se produkti nuk mund të përdorej për menaxhimin e softuerit. IRS nuk e kishte testuar kurrë programin para se ta blinte, dhe si pasojë rezultoi se teknologjia në fjalë mund të menaxhonte vetëm licencat për produktet e krijuara nga IBM.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy