
Në një sipërfaqe prej 210 mijë metra katrorësh në zonën e Petrelës në Tiranë, brenda së cilës ndodhet edhe Kalaja, e cila është monument kulture, pritet të ngrihet Parku i Besimit.
Një nismë e qeverisë për harmoninë dhe tolerancën fetare, ku do të ndërtohen disa monumenteve kulturore në të gjithë botën, atë islame, të krishterë, budist apo edhe të besimeve të tjera. Por, nga dokumentet rezulton se do të ndërtohen hotele dhe restorante.
Lidhur me këtë analisti Denis Dyrnjaja në ‘MCN Live’ u shpreh Ministria e Kulturës është bërë si ‘ministria e heshtjes’ dhe se në këtë mënyrë jemi duke humbur referencat e qytetit.
Ai tha se e gjithë kjo është babëzi për përftime, mafia dhe krimi bashkëpunojnë me korporatën e ndërtimeve, përmes të cilit po pastrohen paratë e pista.
Ministria e Kulturës ndonjëherë duket si ministria e heshtjes sepse ka zgjedhur të heshtë përballë një vendimmarrje nga ajo që quhet korporata e investimeve shqiptare por që unë do e quaja skema e investimeve shqiptare, ku kapen territore me shumë histori brenda dhe referenca dhe po tjetërsohen në një mënyrë gati- gati vrasëse.
Imagjino tani kalanë të ngarkuar me rrethim. Ndonjëherë flasim me heshtje dhe heshtja dihet që blihen dhe metrat katrorë. Këtu implikohet dhe ministria e Turizmit, pavarësisht se janë ndarë preken të dyja anët. Nuk ka konsultim, por vetëm vendimmarrje dhe fakt.
Ky nuk është eksperimenti i parë urban, po të vijë pak në Tiranë tani që është dhe më e prekshme fjala vjen nuk do kesh më stadiumin Selman Stërmasi apo ATSH, pra ne po humbim dhe referencat në Tiranë dhe kjo do ndodhë në të gjithë vendin dhe këto janë masa, sepse qëllimi është që të kthehen të gjitha në fitim, në ndërtim dhe metra katrorë.
Kur po paramendohet që të hiqet dhe RTVSH dhe të ndërtohet aty një godinë, Tirana pastaj është një qytet që nuk ekziston më si koncept.
Mbase gjejnë paqe në këtë parkun e ri të besimit dhe të gjithë këtë ngarkesë ligësie sepse kjo është çështje Rame, sepse shkon Edlira Kokone dhe i tregon projektin dhe atij i pëlqen sepse ai është njeri që do të bëjë eksperimente, por të bësh eksperimente në politikë nuk është njësoj si të bësh eksperimente me territorin sepse nuk e zhbën dot.
Këtu kanë ikur kalatë, nuk është se do i çlirojmë kalatë por duhet të ngremë shqetësimin dhe të paktën një njeri që ka një pronë të vetën mund të ndërgjegjësohet në raport me atë çfarë do ndodhë.
Qëllimi është monetizimi, e gjitha është babëzi me qëllim përfitimin. Me këtë filozofi ne kemi gjimnazet e Tiranës që janë të gjithë simbolikë dhe tani i bie ti heqim të gjitha shkollat dhe ti bëjmë kulla.
Mafia e ndërtimit është një organizatë bashkëvepruese midis korporatës së ndërtimit dhe metrave katrorë që paguhen pastaj me para që vjen nga krimi i errët në Shqipëri sepse nuk më bënë sens që kemi volum ndërtimesh pa fund dhe vazhdojmë ndërtojmë dhe tjetërsojmë sepse është në mes interesi që përfitojmë nga ata që investojnë, që pastrojnë paratë.
SPAK duhet të veprojë tani nëse do ta parandalojë. Një nga gjërat që ka domethënie për popullin është kultura e tij për territorin dhe ne e kemi si diçka të huaj, e trajtojmë Petrelën sikur është në Azi dhe nuk na bënë përshtypje, i shohim ftohtë dhe kjo ka nevojë për një tronditje institucionale. Shqipëria duhet kthyer në një burg të madh sepse është një krim i madh me mosveprim.



