10 vite abuzim mbi 72-vjeçaren në Francë/ Burri e drogonte dhe ftonte në shtëpi përdhunuesit

10 vite abuzim mbi 72-vjeçaren në Francë/ Burri e drogonte dhe ftonte në shtëpi përdhunuesit

Një pensionist francez 71 vjeçar, ish-punonjës i kompanisë shtetërore të energjisë elektrike në vend, ka dalë në gjyq këtë fillim jave.

Ai akuzohet për lejimin e dhjetëra të panjohurve për të përdhunuar gruan e tij pasi e drogonte.

Mbi pesëdhjetë burra, të rekrutuar në internet, po gjykohen gjithashtu në qytetin jugor të Avignon.

Policia numëroi gjithsej 92 përdhunime të kryera nga 72 burra, 51 prej të cilëve janë identifikuar tashmë.

Burrat, të moshës 26 deri në 74 vjeç, akuzohen për përdhunimin e gruas 72-vjeçare, e cila, siç thonë avokatët e saj ka qenë gjatë gjithë kohës nën efektin e substancave narkotike sa nuk ka pasur dijeni të abuzimit që është kryer mbi të për rreth një dekadë.

Kryetari i trupit gjykues, Roger Arata njoftoi se të gjitha seancat do të ishin publike, edhe pse sipas avokatëve të viktimës ky gjyq do të jetë një sprovë e tmerrshme për të.

Gruaja 74 vjeçare u paraqitë në gjykatë nën shoqërinë e tre fëmijëve të saj.

Policia filloi të hetojë të pandehurin, Dominique P, në shtator 2020, kur ai u kap nga një roje sigurie duke filmuar fshehurazi pjesë intime të disa grave në një qendër tregtare.

Ky moment shërbeu që autoritetet të gjenin qindra fotografi dhe video të gruas së tij në kompjuterin e tij, dukshëm pa ndjenja, e abuzuar.

Hetuesit gjetën gjithashtu biseda në një faqe të quajtur coco.fr, që kur u mbyll nga policia, në të cilat ai rekrutonte të panjohur për të ardhur në shtëpinë e tyre dhe për të kryer marrëdhënie me gruan e tij.

Dominique P. pranoi para hetuesve se i dha gruas së tij qetësues të fuqishëm, veçanërisht Temesta, një ilaç që redukton ankthin.

Sipas prokurorëve, bashkëshorti mori pjesë në përdhunime, i filmoi dhe inkurajoi burrat e tjerë duke përdorur gjuhë degraduese. 

Shumë nga protagonistët kanë deklaruar se thjesht po ndihmonin një çift të lirë të jetonte fantazitë e tij.

Gjyqi pritet të zgjasë deri më 20 dhjetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy